Shkumbini duket se ka mbetur pa trajner. Të dhënat e fundit nga Peqini bëjnë me dije se Lorenc Pashja ka dhënë dorëheqje nga ekipi, një ditë para ndeshjes në transfertë me Korabin.

Ende nuk dihen arsyet për një vendim të tillë, teksa problemet në klub mund të jenë ato që kanë sjellë këtë vendim ekstrem mes palëve.

Nga Shkumbini ende nuk ka dicka zyrtare në lidhje me këtë largim, teksa besohet se veç trajnerit, edhe ndihmësi i tij Arvist Gjata është larguar.

Për shkak të kushteve klimatike, ndeshja mes Korabit dhe Shkumbinit nuk do luhet sot, por me 24 orë vonesë. Pritet të shihet se kush do e drejtojë skuadrën peqinase nesër në transfertën dibrane./newsport/