Vete ai ka qene nje nga idhujt e tifozerise shkodrane. Jo me kot ka qene edhe golashenuesi me i mire ne gjithe historine e Vllaznise dhe i kampionatit shqiptar. Vioresin Sinani tashme ka nisur rrugetimin e tij si trajner dhe po mundohet te jape me te miren e tij edhe ne kete detyre te re.
Numri 2 i pankines shkodrane perpos ecurise se mire te skuadres e cila eshte ne gare ne te dy frontet, si ne kupe edhe ne kampionat, eshte i kenaqur edhe per nje fakt tjeter.
Ai i pyetur per portierin Kristi Qarri qe do te luaje serish neser si titullar ne porte, eshte pergjigjur: “Jam i bindur se Kristi eshte portier per kupe, kampionat dhe çdo ndeshje tjeter. Stafi ka shume besim tek ai ne çdo ndeshje qe do te luaje.
Po ashtu une mendoj se Qarri, sebashku me Alivoden, Smajlin e Çoben, jane kater lojtare qe jane fituar nga Vllaznia kete sezon dhe nje gje te tille e them me shume bindje. Duke pare qe sezoni po shkon drejt fundit dhe gara sa vjen e veshtiresohet, e them me shume siguri qe te kater keta lojtare do te japin ndihmen e duhur per skuadren”./SHKODRA-SPORT.COM/