Futbolli nuk njeh moshe. Kete shprehje e kemi degjuar shpesh duke u nisur nga shembujt e disa futbollisteve te cilet kerkojne te thyejne rekorde te ndryshme sa i takon jetegjatesise ne fushen e blerte.

Diten e shtune ne ndeshjen Vora- Ada, tek skuadra velipojake eshte aktivizuar nga minuta e pare si futbollist edhe trajneri i skuadres velipojake Altin Xhahysa. Mjafton te kerkosh ne faqen e Federates ne lidhje me kete ndeshje dhe do te shohesh se ai ka mbajtur numrin 18 mbi shpine, ka qene titullar per 90 minuta, nderkohe qe 20 minuta para fundit eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe.

Ajo qe e ben me te veçante kete gje, ka te beje me faktin se Altin Xhahysa eshte 48 vjeç e gjysem dhe padyshim qe te luash 90 minuta ne fushen e lojes eshte diçka shume e veçante jo vetem per futbollin shqiptar por edhe me gjere. Ai eshte i datelindjes 1974 dhe ka patur nje karriere te suksesshme ne futboll, duke u shpallur edhe kampion me Vllaznine.

Nderkohe ende nuk dihet nese Xhahysa ka luajtur vetem ne kete ndeshje, apo do te vazhdoje te beje te njejten gje edhe ne ndeshjet e ardhshme. Ne fakt, edhe kontakti fizik eshte i shkelqyer dhe padyshim qe mund ta perballoje me sukses edhe aktivizimin ne formacionin e Ades./SHKODRA-SPORT.COM/