Ne futboll ndoshta jemi çuditur vitet e fundit me daljen ne skene te emrave te tille si Kukesi, Laçi, apo se fundi Egnatia e Erzeni te cilet pa patur ndonje histori kushedi se çfare ne kete sport, kane shkruar emrin e tyre ne historine e futbollit shqiptar, madje ndonje prej tyre duke fituar edhe trofe.

Nje gje e tille po transmetohet tashme edhe ne sporte te tjera dhe konkretisht te basketbolli i meshkujve. Prej pak kohesh eshte krijuar ekipi i Beselidhjes se Lezhes i cili jo vetem qe eshte ngjitur tashme ne Superlige, por mbremjen e sotme ka mundur Teuten kampione ne fuqi te vendit dhe ka siguruar daljen ne finalen e Kupes se Federates.

Duket disi e çuditshme por ky eshte realiteti sportiv sot. Drejtuesit e Bashkise Lezhe kane vendosur te investojne tek basketbolli dhe kane ndertuar nje ekip shume te mire, ne rradhet e te cilit jane edhe kater basketbolliste amerikane.

Sezonin e kaluar ata bene nje paraqitje te shkelqyer duke siguruar ngjitjen ne Superlige, ndersa kete sezon e kane nisur me nje suprize te kendshme. Ne ndeshjet e Kupes se federates, lezhjanet kane mundur fillimisht ne çerekfinale Apolonine me rezultatin 107-72 dhe duke fituar ne kete menyre te drejten per te kaluar ne gjysmefinale.

Ne kete tur, shorti e ka vene perballe Teutes, skuadres kampione ne fuqi te vendit dhe te gjithe kane menduar se do te fitonin durrsaket, por nuk ka ndodhur keshtu. Beselidhja ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire dhe si rrjedhoje ka fituar 72-68.

Lezhjanet kesisoj neser ne oren 17:00 do te ndeshen me Tiranen ne finalen e Kupes se Federates dhe ndonese nuk konsiderohen favorite, padiskutim qe do te luftojne fort per ta fituar kete trofe dhe per te hyre ne kete menyre ne histori. Kjo do te thote se tashme ne Lezhe jo vetem ka ekip basketbolli, por ai do te jete edhe pretendent./SHKODRA-SPORT.COM/