Një ëndërr e madhe ishte pranë realizimit për Arbër Zenelin, teksa në merkato përpara se të zgjidhte Reimsin, për të kishte interesim nga ana e Chelseat.

Por futbollisti shqiptar nuk zgjodhi të tundohej dhe bëri një vendim mjaft të zgjuar, që ndoshta jo të gjithë do të vepronin në të njëjtën mënyrë.

Duke parë që ishte ende herët për të bërë një kalim të tillë, e mbylli interesimin e Chelseat, për të zgjedhur një ekip mesatar në “Ligue 1”. “Po, në fakt bisedova me menaxherin dhe oferta e Chelseat ishte konkrete, ata ishin të interesuar. Por normale që duhet të vijë me kohën.

Bëhet fjalë për një klub shumë të madh, megjithëse nëse do të vinin 100% me mendjen tek unë, askush nuk do të kishte refuzuar. Nëse vazhdon ëndrra, atëherë shpresoj që Chelsea të vijë përsëri nëse bëj mirë këtu te Reimsi”, ka thënë Zeneli. /Sport Ekspres/