Edvin Murati ka qenë një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Ish-mesfushori kuqezi jeton në Francë me familjen e tij e në një lidhje me “Fan Zone” u shpreh se ndeshja ndaj Greqisë ka qenë më e bukura me ekipin kombëtar.

Trajner francez? “Posti i trajnerit është një post trajner-politk. I kam propozuar trajner francez, presidentit Duka i kam propozuar trajner si Luis Fernandez, por dëshira e e presidentit ka qenë italian.

Ndeshja më e bukur me kombëtaren? “Të gjithë mbajnë mendje me Greqinë, por kemi pasur shumë ndeshja të bukura me Kombëtaren”.
Fëmijët i meson gruaja më shumë shqip? “Mundohet t’i mësoj fëmijëve shqip edhe pse është shumë vështirë. Djali ka mësua shqip, ndërsa gocat pak më pak”.

Ndeshja e bamirësisë? “Ishte kënaqësi që ishim bashkë, por tani është edhe fillimi i Sindikatës. Do mundohem të bëjmë ndeshje me Francën dhe pas coronavirusit të luajmë sërish për të ndimuar sërish”.

Lojtarët e Kombëtares në Francë? “Niveli këtu shumë i lartë, por mendoj se Strakosha mund të luaj. Besoj shumë te Ismajlaj që mund të luaj, gjithashtu edhe Bare. Kemi një lojtar që luan në Francë 2 si Laçi, por është edhe fat e varët nga kërkesat e klubeve”./newsport/