Egnatia vazhdon përforcimet në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit ditën e sotme kanë prezantuar një tjetër lojtar për organikën e tyre.

Tashmë edhe zyrtarisht, Jurguens Montenegro është lojtar i Egnatias. Klubi rrogozhinast ka firmosur me sulmuesin, i cili shihet si zëvendësuesi i Raphael Dwamenas. Qendërsulmuesi ishte pjesë e LD Alajuelense në Costa Rica dhe mësohet se rrogozhinast kanë shpenzuar plot 150 mijë euro për shërbimet e tij.

Një shumë e konsiderueshme nga rrogozhinasit, të cilët nuk kursehen për t’i sjellë Edlir Tetovës sulmuesin e kërkuar në mënyrë që skuadra të vazhdojë me rezultatet pozitive për të arritur te objektivi i vendosur nga klubi.

Kujtojmë se sulmuesi ka luajtur në 21 ndeshje si titullar i padiskutueshëm duke gjetur rrjetën 5 herë dhe dhënë 3 asistime. Montenegro vihet në dispozicion të trajnerit Tetova për duelin e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut.

“Njoftim

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë afatgjate me sulmuesin nga Costa Rica, Jurguens Montenegro. Sulmuesi është prezantuar para mediave nga presidenti Agim Demrozi”, thuhet në postimin e rrogozhinasve.