Jo vetem Memelli. Diten e sotme nje tjeter trajner ka dhene doreheqjen nga drejtimi i nje skuadre. Behet fjale per Altin Xhahysen i cili nuk do te jete me trajner i ekipit te Terbunit.

Lajmi behet i ditur ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” nga burime prane klubit pukjan. Sipas tyre, trajneri duke pare situaten e krijuar pas humbjes se djeshme 1-3 ndaj Ilirise, ka vendosur qe te hape krahun.

Gazeta po ashtu meson se presidenti Dodaj e ka pranuar doreheqjen e tij dhe sebashku me drejtorin teknik Pjetri jane vene ne levizje per te gjetur trajnerin e ri.

Largimi i Altin Xhahyses ka ardhur nga mungesa e rezultateve sepse Terbuni eshte krijuar per te qene nje ekip pretendent por ne pese jave kampionat ka arritur te grumbulloje vetem 7 pike, me 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Ndeshja e fundit per te ka qene ajo e djeshmja luajtur ne Fushe- Kruje ndaj Ilirise. Ajo nisi mire teksa Terbuni kaloi i pari ne avantazh me ane te Kaçubeles, ndersa me pas vendasit shenuan tre gola njeri pas tjetrit duke fituar ne kete menyre 3-1. Nje humbje e tille sjell nje tjeter trajner te larguar nga pankinat shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/