Antonio Marku eshte nje nder futbollistet shkodrane qe po luan momentalisht ne Kosove. Ne gjysme te ketij sezoni, mbrojtesi vendosi qe pjesen e mbetur ne kete sezon futbollistik te vijoje aventuren e tij me ekipin e AN, aty ku po ben mjaft mire ne rolin e qendermbrojtesit.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, ai tregon ne lidhje me eksperiencen e tij ne Kosove, sfidat dhe kenaqesia qe ka marre gjate 12-viteve te karrieres se tij profesioniste sportive. I pyetur edhe ne lidhje me Vllaznine, skuadren e tij te zemres, Marku tha se ekipin kuqeblu e ndjek gjithmone, si kur ka rezultate pozitive, ashtu edhe kur ka rezultate negative.

Qendermbrojtesi i njohur u shpreh se tek shkodranet pika e dobet e tyre ka qene luhatjet e shumta qe ata kane pasur, ndersa theksoi se besimi i madh tek nje loje qe nuk ka prodhuar rezultat ishte i gabuar nga ana e trajnerit Mirel Josa. Me poshte, mund te lexoni edhe pergjigjet e pyetjeve qe ai ka dhene per gazetarin e “Shkodra Sport”, Maringlen Zhivani.

-Antonio Marku, para pak ditesh mbushet 31-vite, por mosha eshte thjesht nje numer per ju, si kane qene keto 12-vite karriere profesioniste futbollistike per ju?

Debutimin si profesionist ne Superiore e kam me Dinamon ne moshen 19-vjecare. Kuoten 100-ndeshje ne Superiore e kam ne moshen 24-vjecare dhe kuoten 100-ndeshje me Vllaznine e kam ne moshen 26-vjecare. Nje karriere me uljet e ngritjet e veta. Shume momente gezimi dhe gjithashtu hidherimi, por gjithmone faleminderit Zotit per kete rrugetim te rendesishem te jetes time dhe qe me besim dhe perkushtim do vazhdoje me tej.

Me kalimin e viteve, nuk eshte e lehte te mbash nje forme dhe performance te mire sportive. Gjithmone me kujtohet nje thenie e profesor Armando Cungut gjate nje analize kur ishim te Vllaznia, ku tha qe ne sport nuk ka moshe te re dhe moshe te vjeter, por ka muskul te ri dhe muskul te vjeter. Mund te jesh 33-vjecar, por ama permes stervitjes se mire, regjimit te mire dhe ushqimit te mire, ke nje performance sportive te mire apo e kunderta mund te jesh 20-vjecar, por per shkak te stervitjes, regjimit dhe ushqimit jo te mire ke nje muskul te lodhur dhe nje performamce sportive shume te dobet. Bota e sportit e ka vertetuar kete gje.

-Nderkohe tashme vijoni ne Kosove, si po shkon sezoni per ju atje?

Ne fillim te kesaj gjysme te dyte sezoni, firmosa ne Superligen e Kosoves tek skuadra e Malisheves, por per shkak te nje ndryshimi te papritur te stafit te trajnereve, edhe pozicioni im ne skuader ndryshoi dhe tashme kam vendosur te jem pjese e ekipit te Prizrenit FC A&N, ku po zhvillojme nje pune shume te mire per arritjen e objektivave.


-Besoj edhe Vllaznine e keni ndjek padyshim, si ka qene ne opinionin tuaj ecuria e saj?

Vllaznine gjithmone e ndjek jo vetem si nje ish-kapiten dhe futbollist i saj, por edhe si nje tifoz i vertete shkodran qe gezohet me rezultatet e mira dhe merzitet me jo te mirat. Pika e dobet e ketij sezoni kane qene rezultatet jo te mira me skuadrat qe ne leter Vllaznia ka qene e favorizuar. Pika kyce e nje skuadre qe deshiron titullin kampion eshte te vleresoje me te njejtin vleresim skuadrat e dobeta ne leter, njelloj sic vlereson skuadrat e forta.

Vllaznia kete sezon shpesh here ka harruar qe tre pike vlen fitorja, si me vendin e pare, ashtu edhe me vendin e fundit ne renditje. Kjo eshte arsyeja pse per shembull disa skuadra i ke mundur tre here, por ama je vetem dy-tre pike larg tyre ne renditje. E keqja e ketyre luhatjeve ne rezultate jo vetem qe prish ekuilibrat ne skuader, por prish edhe atmosferen e tifozeve.


-Çfare mund te ishte bere me mire kete sezon tek Vllaznia si nje ish-kapiten i saj qe keni qene?

Duhet ta pranojme qe nuk eshte e lehte te gjesh formulen e fitores. Megjithate, ama kur nuk ka rezultate te mira eshte e lehte te kuptosh qe formula eshte e gabuar. Prandaj, mendoj qe kete sezon nje nder problemet tek Vllaznia, ka qene qe ka besuar vazhdimisht tek nje menyre loje qe nuk ka dhene frytet e duhura dhe kjo ka qene edhe nje nder arsyet e revoltimit te opinionisteve dhe tifozeve shkodrane qe vazhdimisht kane kerkuar ndryshime dhe prurje te reja ne formacionin e skuadres.


-Ne fund te ketij sezoni, besoni se Vllaznia mund te arrije te marre njeren nga kampionati ose Kupa, si e shikoni ju ne kendveshtrimin tuaj?

Vllaznia e ka skuadren dhe organiken e tille qe te luftoje ne te dyja frontet. Per sa kohe metamatika eshte ne loje, Vllaznia duhet te mbaje shpresat edhe tek titulli, por ama e shikoj te veshtire, sepse atehere kur Vllaznia duhet te fitoje per te kapur kreun, atehere Vllaznia humbet.

Ky eshte sezoni i trete qe Kupa konsiderohet si shpetimi i sezonit te Vllaznise, si nga ana financiare, ashtu edhe si nje lloj justifikimi ndaj tifozeve. Une besoj qe fitimi per te treten here rradhazi i Kupes do ishte dicka e bukur dhe e mireseardhur ne Shkoder, por ama duhet ta pranojme qe tifozin shkodran e kenaq vetem titulli i 10-kampion, asgje tjeter.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI