Pas nje paraqitje te shkelqyer me ekipin e Erzenit sezonin e kalur ku dha edhe kontributin e tij per ngjitjen ne eliten shqiptare, mbrojtesi shkodran Dritmir Beci pritej te ishte pjese e tij edhe ne Superlige, por nuk ka ndodhur keshtu. 

Siç eshte bere e ditur, tanime ai nuk eshte me pjese e kesaj skuadra dhe si rrjedhoje ka vendosur ta kerkoje fatin e tij gjetke. Per disa kohe ai u stervit me Terbunin e Pukes, por ne fakt, qendermbrojtesi ne sezonin e ri do te jete pjese e nje tjeter skuadre te kategorise se pare.

“Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se Beci ka vendosur qe kete sezon te jete pjese e ekipit te Skenderbeut tani e tutje. Aty ai do te gjeje edhe tre shkodranet e tjere, Belajdi Pusin, Uendi Vecajn dhe Ardit Nikajn.

Kalimi i Becit tek korçaret tani eshte fakt i kryer, ndonese javet e kaluara u perfol per nne kalim te mundeshem me Terbunin e Pukes, por 26 vjecari ka rene dakort me drejtuesit e klubit te Skenderbeut.

Keta te fundit synojne qe te jene serish pjese e Superliges Shqiptare dhe prandaj po bejne maksimumin per te ndertuar nje ekip cilesor sepse kategoria e pare sivjet do te kete shume konkurrence. Beci nderkohe me heret ka luajtur edhe me Burrelin duke treguar edhe aty vlerat e tij dhe ne nuk na mbetet gje tjeter veç t’i urojme suksese me fanellen e Skenderbeut!
Marinela MATIJA