Vllaznia e tij vazhdon te arrije suksese si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare. Dy dite me pare, vajzat kuqeblu u kualifikuan serish ne mes 32 skuadrat me te mira te Europes. Sukses ky qe eshte i treti per te ne keto kater vitet e fundit.

Meriten me te madhe per te gjithe keto suksese padyshim qe e ka “arkitekti” i Vllaznise se femrave Lazer Matija. Pas fitores ndaj kampiones sllovake Spartak Myjava, numri 1 i ketij ekipi eshte shprehur keshtu per mediat:

“Patjeter që është emocion i vecantë të futesh në 32 ekipet më të mira të Europës, për më tëpër në futbollin e femrave, ku themi se jemi akoma në hapat e parë. është një sukses i padiskuteshëm, është një punë e palodhshme e stafit, e vajzave, pasi të jesh në 32 ekipet më të mira të Europës nuk është një punë e kollajtë.

Ekipi e priste kualifikimin, ka punuar gjatë dhe është bërë një merkato cilësore për të sjellë ekipin në ato pika më të arsyeshme. Mendoj se ekipi bëri një punë mjaft të mirë, zbatoi mjaft mirë detyrat, sidomos në aspektin mbrojtës dhe atë të mesfushës, pavarësisht se hezitoi pak para portës. Puna që do të bëhet për turin tjetër do të jetë një punë më specifike për t’i dhënë një fizonomi më të mirë edhe lojës sulmuese të ekipit tonë”.

Te plote prononcimin e presidentit Lazer Matija mund ta gjeni ne faqen zyrtare te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: