HomeKRYESOREElseid Hysaj pret deri në dhjetor, më pas ikën nga Napoli

Elseid Hysaj pret deri në dhjetor, më pas ikën nga Napoli

Elseid Hysaj do të presë deri në dhjetor për një akord me Napolin për rinovimin, e më pas po mendon të shikojë ofertat e tjera. Mbrojtësi kuqezi nuk e di se çfarë do të bëhet me të në sezonin e ardhshëm.

Me të kaltrit, ai ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2021. Hysaj ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit napolitanë për rinovimin e kontratës.

Përfaqësuesit e shkodranit duan një kontratë afatgjatë me pagë të dyfishuar, që shkon nga 1.6 në 3 milionë euro neto në sezon si dhe eliminimin e klauzolës 50 milionë euro për jashtë Italisë. Drejtuesit napolitanë këto kërkesa i quajnë të ekzagjeruara.

Hysaj shpreson që gjithçka të mbyllet brenda dhjetorit. Nëse nuk merr një përgjigje, atëherë do të shohë mundësinë e largimit nga Napoli. Chelsea, ku në stol është mentori i tij, Maurizio Sarri, e ka kërkuar edhe verën e kaluar dhe tani është gati të rinisë bisedimet për ta mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments