Vllaznia barazoi 1-1 dje përballë Craiovas, sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Goli për miqtë u shënua pas një penalltie të dyshimtë që u akordua nga arbitri kryesor i ndeshjes.

Pavarësisht kësaj kuqeblutë gjetën forcat për të barazuar gjatë pjesës së dytë. Paraqitje pozitive erdhi nga mbrojtja vendase, që nuk u la shumë hapësira rumunëve.

Për këtë takimi ishin të pranishëm më shumë se 10 mijë tifozë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, duke krijuar në Shkodër mbrëmje festive. Ndër shumë të pranishmit në shkallët e stadiumit, nga fotot e klubit të postuar në rrjetet sociale bie në sy Eneo Bitri.

Mbrojtësi i Partizanit, tashmë i eleminuar nga Kupat e Europës me të kuqtë, zgjodhi ta ndiqte këtë sfidë në stadium, duke parë ndeshjen dhe sigurisht që më konkretisht mbrojtjen e Vllaznisë si funksiononte./newsport/