HomeKRYESOREErald Çinari 'merr për dore' Shkëndijën, sërish vendimtar me kuqezinjtë

Erald Çinari ‘merr për dore’ Shkëndijën, sërish vendimtar me kuqezinjtë

Erald Çinari vijon të kalojë një formë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi shkodran ka gjetur sërish rrjetën ditën e sotme në javën e 7-të të kampionatit në vendin fqinj.

Shkëndija e Tetovës fitoi me rezultatin minimal ndaj Makedonija GP, falë golit të shënuar nga mëngjërashi. Shifrat ishin të mbërthyera në rezultatin 0-0 deri në minutën e 59-të të ndeshjes.

Në atë moment do ishte Çinari që me goditjet e tij të zakonshme me të majtën do mposhte portierin mik. Duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke i dhënë fitoren 1-0 kuqezinjëve tetovarë. Ky ishte goli i dytë për 26-vjeçarin këtë sezon.

Duke qenë kështu lojtari kryesor dhe lideri i skuadrës së Shkëndijës. Tetovarët kryesojnë me 16 pikë pas 7 javëve të para. Duke qenë kështu favoritët kryesorë për fitimin e kampionatit në Maqedoninë e Veriut deri në këto momente./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments