Kukësi-Tirana ishte një nga sfida e sotme të Superligës shqiptare e vlefshme për javën e 24-të. Takimi u mbyll në barazim 0-0 dhe të dyja ekipet bënë një paraqitje zhgënjyese duke krijuar pak raste për shënim.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive, analisti Shkëlqim Muça u shpreh se kjo ndeshje e cila u luajt pasditen e sotme ne “Elbasan Aren” ishte e tmerrshme për t’u parë.

Kukësi-Tirana? “Ishte e tmerreshme për t’u parë, një ndeshje pa emocion për t’u parë. Kukësi kishte marrë masa nga ndeshja e kaluar, sfida e sotme ishte e barabartë dhe kishte pak raste nga të dyja ekipet.

Një rezultat që nuk i vlente asnjë ekipi dhe ndeshja nuk u ngrit në nivelin e pritur”, u shpreh Muça. Dhe ne fakt te njejtin mendim me te kane edhe shume te tjere sepse ndeshja nuk ka kenaqur askend.