Ndryshimi i trajnerit te Vllaznia nuk duhet menduar se do te krijoje probleme per vazhdimesine e skuadres. Kete e thote nje njeri qe e njeh mire kampionatin shqiptar, por edhe Vllaznine ngaqe e ka drejtuar me pare.

E kemi fjalen per Ernest Gjoken, i cili gjate fjales se tij ne emisionin “Fair Play” ka vleresuar se tepermi edhe rolin e Elvis Plorit ne kete skuader.

“Plori nuk ka qene thjesht zevendestrajner i Vllaznise ne keto dy sezone. Ai eshte perzgjedhur nga drejtuesit e klubit per te qene krahu i djathte i trajnerit ngaqe ai ishte i huaj dhe do ta ndihmonte shume ne punen e tij dhe per t’i treguar si funksionon Shkodra.

Plori per shume vite ka qene trajner i pare dhe ka bere mire ne shume ekipe ku ka punuar, duke patur nje eksperience pune dhe per oret e punes qe ka, ai nuk mund te ishte zevendestrajner te Vllaznia.

E pranoi ta bente kete pune si dashamiresi per qytetin, per Vllaznine dhe duhet vleresuar per kete gje. Skuadra sivjet u ndertua per te qene kampione. Vjet e humbi kampionatin per shume arsye, pati disa oshilacione por gjithsesi e mbylli ate pike per pike me ekipin kampion.

Sivjet klubi shtoi buxhetin, shtoi me shume cilesi ne skuader dhe u projektua per te qene kampione. Kjo nuk u arrit dhe alternativa A e stolit iku, por kemi alternativen B qe eshte marre posaçerisht per kete gje.

Nese Tirana eshte njeri ekip qe ka cilesi brenda vetes, i dyti nga kater skuadrat pretendente qe ka me shume cilesi ne rradhet e tij eshte Vllaznia, pastaj vjen Laçi e ne fund Kukesi.

Vllaznia po kalon nje moment te keq, por i ka forcat dhe mundesite te kapi vendin e trete. Ajo duhet ta rikuptoje qe eshte ndertuar per te kapur minimumi zonen e Europes ne kampionat dhe pastaj per nje kenaqesi me shume, per te marre edhe trofeun e Kupes se Shqiperise”.