Erzeni mundi Vllazninë pak ditë më parë dhe e ka kaluar edhe në renditje. Shijakasit janë surpriza e deritanishme e këtij sezoni dhe si rrjedhojë të gjithë po flasin për të. Ndonëse skuadra u mblodh vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit, ajo po ia del të tregojë një tjetër fytyrë në fushën e lojës.

Dhe për më tepër, po merr vlerësime maksimale edhe për përgatitjen fizike që po shfaq. Një gjë e tillë është vlerësuar shumë nga specialistë të ndryshëm të futbollit ku veçanërisht Astrit Hafizi e ka vlerësuar së tepërmi këtë fakt. Dhe një meritë të padiskutueshme për këtë ka trajneri i përgatitjes fizike, lezhjani Aurel Locaj.

Natyrisht une personazlisht kisha shumë kuriozitet që të vëzhgoja një ditë stërvitjen duke parë dhe se si ky ekip merr ngarkesat fizike pasi është ekipi me më pak dëmtime deri në këto momente që ne flasim. Duke njohur nga afër lezhjanin Aurel Locaj i cili ka rolin e preparatorit atletik te ky ekip, ndoqa per 2 ore stervitjen e ekipit të Erzenit. Kujtojme qe Aurel Locaj eshte dhe përgatitësi atletik i ekipit kombetar U19 qe prej 3 vitesh dhe ben pjese ne stafin e profesor Armando Cungut.

Për më tepër, lexoni intervistën e këtij personazhi dhënë ekskluzivisht për gazetën “Shkodra Sport”:


– Aurel, tek Erzeni sivjet keni patur vetëm dy dëmtim, atë të Peposhit që ishte një dëmtim muskular dhe të Krasniqit nga një goditje në gju. Cili është sekreti i punës tuaj tek ky ekip?

Fale punes, kujdesit, zbatimit te kerkesave qe une i kam pergatitur duke u bazuar ne kerkimet shkencore te kohes, fale edhe fatit (Locaj ketu buzeqesh) ndjehem mire qe ekipi eshte ne kete gjendje te mire fizike dhe kryesisht pa demtime. Realisht punoj shume qe ekipi te jete shume mire nga ana fizike dhe njekohesisht te fresket sepse nese nje lojtar eshte i fresket fizikisht i pergjigjet maksimalisht dhe kerkesave te trainerit dhe ka nje performance te mire ne fushe. Lexoj shume dhe per te pergatitur nje program stervitor ditor me duhen te pakten 2 ore para kompjuterit.


– Sipas mendimit tuaj cilat jane shkaqet e demtimeve te shpeshta tek lojtaret ne pergjithesi?

Ne Shqiperi shkaqet shpesh here jane terrenet sportive jo te pershtatshme per kryerjen e nje seance stervitore. Mos monitorimi i lojtareve 24 ore ne 24, pra ne i ndjekim lojtaret vetem 2 ore ne 24 dhe pjesa tjeter e dites eshte jo shume e kontrollueshme. Ne nuk dime se si ushqehet nje sportist, regjimin qe mban gjate dites dhe nates sepse eshte me mire nje regjim i mire dhe nje dite pa stervitje sesa nje dite me stervitje dhe pa regjim.

Nje tjeter faktor fatkeqsisht eshte puna jo cilesore ne dhenien e ngarkesave nga trajneret dhe pergtitesit atletik pasi ka raste qe nuk zbatojne nje protokoll pune.


– Ju keni punur edhe tek ekipi i Laçit dhe keni marre pjese ne Kupat e Europes duke thyer nje rekord per ekipin laçian pasi nuk kishte kaluar asnjehere ne turin e 3-te ne keto lloj kompeticionesh. Sa ju ka ndihmuar per kategorine Superiore?

70% me ka ndihmuar ne rritjen cilesore pasi se pari me ka bere te besoj ne aftesite e mia. Kam punuar me nje staf super profesionist (Shpetim Duro dhe Sero Noka) qe me kane mbeshtetur ne gjitha kerkesat e mia, kemi pasur nje bashkpunim perfekt e kam mesuar shume prej tyre.

– Sipas informacioneve qe kam ju eshte komunikuar rinovimi i kontrates me ekpin kombetar U19 edhe per vitin e ardhshem. Si ndjeheni?

Eshte fat te jesh pjese e kombetares shqiptare, por ndjehem i bekuar qe punoj perkrah nje stafi te mrekullueshem me trajner te pare profesor Armando Cungun, zv trajner Ardi Behari, Astrit Nallbani, Denis Asllani video analist, menaxher Sajdi Gashi dhe stafi mjekesor.


– Une kam nje kuriozitet personal pasi jam tifoz i Vllaznise, nese nje dite ju kerkon ekipi i Vllaznise a keni deshire te punoni per ngjyrat kuq e blu?

Eshte privilegj te punosh me ekipe te medha dhe me histori si Vllaznia.Patjeter qe PO.


– Edhe nje pyetje te fundit meqe permendem ekipin e Vllaznise. Sipas mendimit tuaj cila eshte arsyeja qe ky ekip nuk po ka rezulatet e duhura dhe ku po çalon?

Meqe po kerkoni mendimin tim, une do shpreh sinqerisht çka mendoj por kjo nuk do te thote qe eshte arsyeja konkrete e mos rezultateve. Pra une supozoj. Mendoj qe ne ekipin e Vllaznise jane 2 apo 3 lojtare qe nuk po gjejne stimulin e duhur per te dhene 100% e tyre. Kane potencial por nuk kane stimul pasi jane te bindur qe luajne sistematikisht dhe ky per mendimin tim eshte nje nder problemet kryesore. Kampionati eshte akoma shume i gjate dhe rezultatet mund te vijne gjate rruges dhe nuk eshte koha per alarm.

– Mendimi juaj per planifikimin e prishjes te stadiumit Beslidhja dhe prishjen e aneksit te stadiumit?

Fubolli lezhjan ka vite qe eshte plagosur dhe mendoj qe tani do vdes! Me vjen te qaj kur kaloj prane aneksit te stadiumit dhe aty ku festonim, gezonim apo hidheroheshim (ne baze te rezultatit) dhe shoh nje grope gjigande dhe nuk shoh femije qe luajne e i shkojne topit mbrapa, por shyqyr qe kane dale disa sporte te reja ne qytetin tone dhe po marrin vemendje. Nese nje dite do me fali zoti djale do e mesoj qe te vogel te ndertoje pasi eshte e vetmja pune e sigurte ne Shqiperi (ndertimi dhe shkaterrimi ).


– Locaj, faleminderit për intervistën…

Faleminderit nga ana Juaj!

(Shënim/ Konkluzioni im pas ndjekjes se stervitjes te ekipit të Erzenit të Shijakut: E them me plot gojen se aty mbizoteron nje rregull e disipline shembullore qe mund t’iu vleje te gjitha ekipeve shqiptare. Para fillimit te stervitjes te gjithe futbollistet pershendeten e perqafohen me njeri tjetrin sikur kane kohe pa u pare (pra shume perzemersisht).

Lutja dhe falenderimi ndaj zotit nga disa lojtare dhe cka me beri me shume pershypje se gjate faljes te nje pjese te lojtareve grupi tjeter i respektonte dhe i priste te mbaronin lutjet apo faljet e tyre.

I gjithe ekipi u grumbullua para nisjes se stervitjes ne mesin e fushes bashke me trajneret dhe te gjithe stafin duke degjuar me vemendje keshillat e tyre per zbatimin e planit stervitor. Çdonjeri nga drejtuesit e stafit teknik kryenin me perpikmeri detyrat e tyre.
Per 2 ore qe une isha ne fushen e stervitjes degjoheshin vetem udhezimet e trainereve dhe zhurma e topit. Nje model per t’u patur
Përgatiti: Engjell Gjolaj