Futbollistja e Atletik Club dhe njëherësh edhe e Kombëtares U19, Fabiola Caka, është një nga një lojtaret cilësore të këtyre dy skuadrave të saj. Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh shumë e lumtur për përfaqësimin me Kombëtaren U19 të femrave së fundmi.

Megjithatë, përveç futbollit të luajtur, Caka është edhe një gazetare e mirëfilltë sportive në portalin tonë “Shkodra Sport”. Në lidhje me këtë, ajo shprehet se ka dëshirë që t’i ndërthurë të dyja së bashku, si futbollin e luajtur, ashtu edhe gazetarinë.

“Po, patjetër që është kënaqësi të përfaqësosh Kombëtaren e femrave. Në Kombëtare ishim dy lojtare që përfaqësonim Atletikun dhe kemi bërë maksimumin. Shpresoj që në të ardhmen të marrim akoma rezultate më të mira.

Kam dëshirë që t’i ndërthur të dyja, si futbollin e luajtur, ashtu edhe gazetarinë. Pse jo, të mos vazhdoj edhe gazetarinë sportive, nga që sportin e adhuroj që në moshë të vogël dhe pse jo ta vazhdoj edhe më tej.

Nuk dua që t’i ndaj, si futbollin, ashtu edhe pjesën e gazetarisë, por nga që me futbollin kam një kohë më të gjatë se sa gazetaria, shpresoj që tashmë t’ia lë gazetarisë rradhën dhe pse jo t’i vazhdoj njëkohësisht, por që të vazhdoj më shumë gazetarinë. Ta zhvilloj më shumë gazetarinë”,-mbylli prononcimin e saj, futbollistja shkodrane e Atletik Club, Fabiola Caka.
Maringlen ZHIVANI