Institucioni i futbollit europian- UEFA ka publikuar sot renditjen e re per te gjithe klubet e futbollit te femrave te kontinentit tone. Ajo qe te bie ne sy ne kete renditje, eshte pozicioni i kampiones shqiptare- VLLAZNIA, ne nje vend shume komod.
Me koefiçentin 16.800, skuadra shkodrane eshte e renditur ne vendin e 34-te ne Europe! Nje pozicionim shume komod, kur ke parasysh se poshte saj ka shume emra te njohur te futbollit europian.
Nderkohe ne vendin e pare ne kete renditje aktualisht eshte Barcelona, ne vend te dyte Lyon e me pas Wolfsburg, Paris SG, Bayern Munich, Chelsea, Arsenal, Juventus, Real Madrid dhe dhjeteshja e pare plotesohet me Manchester City.
Vllaznia ka bere nje performance te shkelqyer ne keto vitet e fundit ne “UEFA Women’s Champions League” teksa vitin e kaluar shkoi deri ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni dhe ndonese kete sezon nuk arriti te kualifikohej, serish ka marre disa pike qe e kane vendosur ate ne vendin aktual.
Te jesh e 34-ta ne Europe, ky padyshim qe eshte nje sukses shume i madh per futbollin e femrave ne Shqiperi dhe per kete arsye, te gjithe aktoret e ketij futbolli duhet te ngrihen ne kembe dhe t’i respektojne KAMPIONET tona./SHKODRA-SPORT.COM/