Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREFatjon Hasani jep dorëheqjen nga pankina e Burrelit

Fatjon Hasani jep dorëheqjen nga pankina e Burrelit

Trajneri shkodran Fatjon Hasani nuk është më trajner i ekipit të Burrelit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post menjëherë pas ndeshjes së humbur pasditen e së shtunës ndaj Lushnjës. Sigurisht që shkaku i dorëheqjes nuk është kjo humbje në shifrat 0-1 ndaj kryesueve të kampionatit, aq më tepër që ndeshja luhej në Lushnjë, por ecuria e skuadrës në këto 6 javët e para të kampionatit. Burreli në 6 ndeshje ka arritur të marrë vetëm 4 pikë duke u renditur në vendin e 13-të të renditjes teksa ka arritur një fitore, një barazim dhe 4 humbje, me 2 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Sigurisht qe ne keto rezultate ka ndikuar edhe fakti qe skuadra nuk ka luajtur asnje ndeshje ne fushen e vete per shkak te rikonstruksionit qe po i behet asaj dhe ka ndikuar drejteperdrejte ne rezultatet e saj.  Dorëheqja e Hasanit duket se është pranuar nga drejtuesit e klubit të cilët tashmë janë vënë në kërkim të një trajneri tjetër që me shumë mundësi do të jetë sërish nga Shkodra.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments