Tifozët e Rusisë dhe SHBA, pavarësisht se skuadra kombëtare amerikane nuk është kualifikuar për në fazën finale të “Botërorit 2018”, janë porositësit më të mëdhenj për bileta të këtij turneu. Këtë e bën të ditur vetë FIFA, pas përfundimit të fazës së parë të shitjes së biletave për eventin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Pas këtyre dy vendeve, tifozët më të interesuar për të qenë dëshmitarë të ndeshjeve të kombëtareve të tyre, por jo vetëm, janë ata të Brazilit, Gjermanisë, Kinës, Meksikës, Izraelit, Argjentinës, Australisë dhe Anglisë.

Është interesante se, përveç Shteteve të Bashkuara, as Kina dhe as Izraeli nuk do të jenë në fazën finale të Kupës së Botës 2018. Tifozët rusë kanë porositur 53% të shumës totale, ose të 742.760 biletave të shitura online deri më tani. Kjo fazë e parë e shitjeve të biletave filloi më 14 shtator dhe ishte e ndarë në dy periudha. Deri më 12 tetor, tifozët mund të kërkonin bileta, ose abonime, të cilat më pas ishin caktuar rastësisht.

Më 16 nëntor u hap një dritare e re, në të cilën biletat u shpërndanë sipas kërkesës.Pas hedhjes së shortit, të martën e ardhshme, më 5 dhjetor, do të startojë një fazë e re e shitjes së biletave, e cila, përsëri, do të ndahet në dy periudha. E para do të hapet në mars deri më 3 prill, me urdhër aplikimi. Më 18 prill procesi i shitjes së biletave do të hapet përsëri deri në fund të Kupës së Botës. Në procesin e shitjeve, tifozët mund të blejnë katër lloje biletash: për ndeshje individuale; për ndeshjet e fazës së grupit (përveç asaj të hapjes), për 1/8 dhe 1/4 finale; për zgjedhje specifike, të disponueshme vetëm në këtë fazë të parë, tashmë të mbyllur; dhe biletat e kategorisë 4, të rezervuara për tifozët rusë me një çmim të veçantë.

Pikërisht, çmimi i veçantë me ulje kryesisht shpjegon kërkesën e lartë për tifozët rusë. Për shembull, ndërsa bileta më e lirë (kategoria 3) për një ndeshje të fazës së grupeve kushton 88.50 €, e rezervuar për tifozët vendas ka çmim 18,50 €, pothuajse 80% më pak se kursi aktual i këmbimit.

© shkodrasport.com