Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një deklarate për mediat, ka bërë publike vendimet e marra nga kryesia e saj në lidhje me sezonin e ri 2017-2018 që do të nisë këtë fundjavë. Dje u hodh shorti i kampionatit, por ka gjasa që ndonjë ndeshje, pavarësisht nga rezultati në fushë, të përfundojë 20-0.

Arsyeja? Detyrimet financiare që shumë skuadra kanë karshi FSHB-së, që duhen likujduar brenda fillimit të sezonit të ri. Pra, brenda 13 tetorit, kur nis java e parë. “Ekipet që kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen dhe kanë detyrime financiare apo dokumentacioni, duhet t’i shlyejnë ato para fillimit të kampionatit. Në rast të kundërt, ekipet humbasin ndeshjen aforfe 20-0 dhe do të aplikohet zbtatimi i rregullores së aktiviteteve për sezonin e ri. Kryesia do të mblidhet menjëherë për një vendim të jashtëzakonshëm mbi ecurinë e kampionatit kombëtar”, thuhet në deklaratën e FSHB-së, që kërkon nga skuadrat të shlyejnë të gjitha detyrimet. Ende nuk dihet nese jane paguar apo jo detyrimet nga Shoqata e Basketbollit te Vllaznise ne menyre qe te mos gjendemi para ndonje te papriture te pakendshme duke i humbur ndeshjet ne tavoline qe kete te shtune.

© shkodrasport.com