Vedat Muriqi shumë shpejt mund të bëhet me një partner sulmi shqiptar në radhët e Fenerbahçes. Klubi turk i ka ngulur sytë një talenti me shpresën që ai të jetë një zëvendësues në të ardhmen i Muriqit, pasi bëhet fjalë për një emër i cili edhe në të kaluarën ka marr vëmendje shumë të madhe dhe shpeshherë është cilësuar si një futbollist i destinuar për t’u bërë një emër i madh.

Bëhet fjalë për Mërgim Berishën, djaloshin e talentuar i cili ka shpërthyer në futbollin austriaak duke luajtur me të rinjtë e RB Salcburg apo i dhënë huazim në skuadra të tjera nga ky klub.

Futbollisti i cili është ndjekur nga Shqipëria dhe Kosova, ka zgjedhur që për momentin të përfaqësojë Gjermaninë me të cilën ka luajtur me ekipin U21.

Drejtues të klubit austriak bënë të ditur se Fenerbahçe kishte shprehu interes konkret dhe në ditët në vijim mund të kishte të reja sa i përket transferimit të Berishës në kampionatin turk.

Fenerbahçe aktualisht po përballet me disa probleme të vogla ekonomike dhe nuk mund të bëjë shpenzime të mëdha në merkato ndaj po përpiqet të investojë te të rinjtë. Ata shohin Berishën si një lojtar i cili do të ndihmonte Muriqin të merrte frymë më lirisht në momentet më të ngjeshura të sezonit duke luajtur si qendërsulmues. /vipsport/