Pasditja e sotme perpos stervitjes eshte shoqeruar edhe me nje feste te vogel tek ekipi i futbollit te femrave te Murlanit. Kjo sepse trajneri i tij Arben Parmeza ka patur ditelindjen.

Si rrjedhoje, te gjithe vajzat e ekipit por edhe pjestare te tjere te skuadres, ia kane bere surprizen torten e ditelindjen per 52 vjetorin e lindjes se tij dhe ne fakt kjo e ka surprizuar trajnerin.

Parmeza kujtojme qe perpos faktit qe prej disa vitesh eshte trajner i futbollit te femrave, fillimisht tek The Door, me pas tek Vllaznia e tashme tek Murlani, ai ne rinine e tij ka qene nje emer shume i njohur i atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare.

Ka konkurruar me sukses ne garen e 110 m/p por edhe ne kercim se gjati, trehapesh dhe stafeten 4×100 metra. Ka qene kampion dhe rekordmen nderkohe qe ne vitin 1995 ka qene fitues i anketes se “10 sportisteve me te mire te Shqiperise”.

Mbas lenies se sportit, per disa vite ka punuar edhe si trajner prane klubit shumesportesh Vllaznia, nderkohe qe me pas, ka qene edhe pjese e stafit te ekipit te futbollit Vllaznia ne rolin e pergatitesit atletik.

Arben Parmeza vazhdon te jape kontributin e tij ne sport jo vetem si trajner, por edhe si mesues e pedagog. Gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!