Koronavirusi ka pezulluar përkohësisht futbollin, i cili ende nuk dihet se kur do të rinisë dhe do të sjellë probleme të shumta.

UEFA dhe FIFA po punojnë për të gjetur një zgjidhje për rifillimin e futbollit dhe kampionatet të mbyllen deri në fund. Kampionatet me shumë mundësi do të luhen edhe gjatë verës, por një problem i madh janë edhe kontratat e futbollistëve, ku shumë prej tyre iu skadojnë në 30 qershor.

Pikërisht për këtë ka folur edhe zyrtari i FIFA-s, Emilio Garsia SIlvero, i cili në një intervistë të dhënë për “Cadena” është shprehur: “FIFA nuk mund të zgjasë kontratat përtej datës 30 qershor, por koha e merkatos nuk do të jetë njësoj dhe lojtarët nuk mund të regjistrohen. Në fakt, merkato nuk do të hapet më 1 korrik.fifa

Nëse një huazim përfundon në 30 qershor, teorikisht lojtari duhet të kthehet në klubin e tij, por merkato nuk do të jetë e hapur, prandaj marrëveshja nuk do të përpunohej.”