Perballja e neserme ne mes Vllaznise dhe Tiranes pritet me shume interes ne Shkoder. Numri i tifozeve te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi” pritet te jete shume i madh dhe ne mes tyre kurrsesi nuk mund te mungonte edhe nje tifoz i veçante.

E kemi fjalen per 75 vjeçarin Shaban Piranej qe ka dhene nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” teksa jep edhe parashikimin e tij per kete ndeshje.

“Nesër, Vllaznia do të fitojë me rezulatatin 1-0. Këtë optimizëm e bazoj në stervitjen e fortë që ato kanë bërë dhe me mbështetjen e tifozave, prandaj do të fitojmë. Biletën e kam blerë që dje.

Vllaznia duhet të luajë ashtu si luajti me Dinamon, jo duke ndërruar formacionet çdo javë, siç bën trajneri ynë, prandaj i bëj thirrje trajnerit që të bëjë një formacion të mirë që të gëzojë tifozërinë.

Kemi qënë mbi 700 veta ta shohim ndeshjen me Kukësin. I vë faj trajnerit dhe stafit drejtues për humbjen. Kam një bindje të madhe që Vllaznia nesër do të fitojë. Tifozi është lojtari i dymbëdhjetë. Kjo Vllazni është pothuajse si ajo e vitit të kaluar.

Ka lojtarë të mirë. Po të luajnë ato, nuk ka ekip që na mund në Shqipëri. Po ti bënin të gjitha ndeshjet si atë me Dinamon, s’do të kishte ekip që do të na dilte përpara”/SHKODRA-SPORT.COM/