Të premten është paralajmëruar zhvillimi i një proteste të tifozëve shkodranë pranë Bashkisë Shkodër, të cilën e konsiderojnë fajtore për situatën ku ndodhet Vllaznia.

Në lidhje me këtë protestë, administratori Astrit Gjyrezi i pyetur rreth saj, është shprehur: “Kjo është një e drejtë e tyre për të protestuar nëse e mendojë kështu.

Unë e kuptoj drejt shqetësimin e tyre dhe nuk besoj se ka njeri që nuk është i mërzitur nga një situatë e tillë.

Kuptohet që shqetësimi i atyre tifozëve që e ka ndjek dhe mbështet Vllazninë si brenda ashtu edhe jashtë Shkodrës, është edhe më i madh.

Ata për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, kanë udhëtuar me shpenzimet e veta ndërsa mua sinqerisht më vjen keq që ne si klub nuk kemi mundur t’i ndihmojmë dhe t’i mbështesim sepse vetë procedurat ligjore nuk e lejojnë të parashikohen në buxhete shpenzime për tifozërinë.

Jemi detyruar të zbatojmë rregullat ligjore pavarësisht dëshirës që kemi patur nga ana shpirtërore për t’i ndihmuar”.
© shkodrasport.com