Vllaznia pret sërish ekipin e Egnatias, kësaj here për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Ky takim do të luhet të dielën në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.
Për këtë sfidë, e cila luhet për vendin e tretë dhe njëkohësisht për një vend në kupat europiane, trajnerët kanë publikuar dhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia (4-4-2): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Hoxhaj, Jonuzi, Boshnjaku, Latifi, Balaj, Kaina Tr: Goçe Sedloski
Egnatia (3-4-1-2): Sherri, Agbekpornu, Malota, Memolla, Fangaj, Mëllugja, Medeiros, Musta, Jackson, Dwamena, Paulauskas Tr: Edlir Tetova
Arbitër: Klodian Shahini
Anësorë: Renato Malaj dhe Herald Lisaku
Arbitër i katërt: Orlando Kuka
VAR: Andi Koçi
AVAR: Kridens Meta