Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një miqësore ndaj Katarit ku trajneri Reja ka përsëri në dispozicion futbollistët kryesisht nga kampionatit shqiptar.

I vetmi emër që nuk vjen nga Superiorja apo kampionati kosovar është ai i Kristal Abazajt dhe ky i fundit është përzgjedhur titullar për kuqezinjve.

Trajneri ka zgjedhur që të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Arabisë Saudite, pasi në formacionin titullar “mbijetojnë” vetëm Gurishta, Turkaj dhe Hadroj.

Dajsinani, Ujka dhe Cara që nuk ishin në ndeshjen e dy javëve më parë, ashtu si edhe Abazaj, gjejnë menjëherë vend në rreshtimin e kuqezinjve.

FORMACIONI TITULLAR I SHQIPËRISË:
Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Hakaj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Cara, Abazaj.