...
HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEFOTO- LAJM/ Mbi 3 mijë tifozë në 'Loro Boriçi' për Vllazninë e...

FOTO- LAJM/ Mbi 3 mijë tifozë në ‘Loro Boriçi’ për Vllazninë e femrave. Shkodra mbetet e veçantë

Pasditja e sotme ka qene shume e veçante per tifozet shkodrane per emocionet qe u dhuroi Vllaznia ne futboll per femra me ate perballje dinjitoze ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.

Numri i tyre ne stadium ka qene diku mbi 3 mije vete dhe padyshim qe ky eshte nje rekord me vete. I mblodhi kaq njerez Vllaznia e femrave, kur thuajse ne asnje ndeshje te javes se fundit te “Abissnet Superiore” nuk u pane kaq tifoze ne shkallet e stadiumit!!!

Por Shkodra edhe njehere tjeter i jep leksion te gjithe Shqiperise. Fale edhe organizimit te shkelqyer te drejtuesve te klubit qe u kishin bere ftese te gjithe shkollave te qytetit, po ashtu edhe gjithe Akademive te futbollit, numri i femijeve te pranishem ka qene i konsiderueshem.

Perpos tyre, ne shkallet e “Loro Boriçit” jane pare edhe shume familjare, njerez edhe ne moshe te cilet jane kenaqur me atmosferen e krijuar ne stadium, me paraqitjen dinjitoze te skuadres se tyre.

Kane qene te pranishem ne stadium edhe pjestare te grupimit “Vllaznit Ultras” qe te vendosur ne pozicionin e tyre te zakonshem, ne tribunen C5, i kane dhene nje bukuri te madhe ndeshje me brohoritjet dhe kenget e tyre gjate gjithe ndeshjes.

Te gjithe keto faktore, te lene me shprese se te merkuren e ardhshme po ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja e kthimit ndaj ketij kundershtari dhe numri i tifozeve mendohet te jete edhe me i madh se sot. Sepse Shkodra mbetet Shkoder…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.