Barazimi i sotem ne minutat e fundit ndaj Teutes nuk ka gezuar askend ne kampin kukesian. Perkundrazi, situata ne rradhet e tij pas kesaj ndeshje nuk eshte dukur aspak pozitive.

Madje, vonesa e daljes se trajnerit Longo ne konferencen e shtypit, u shoqerua me zerat se ai kishte dhene doreheqjen, por kjo gje u pergenjeshtrua me vone.

Por gjithsesi, nuk ka qene e veshtire per te pare se tensioni ne rradhet e drejtuesve ka qene gjithnje prezent. Madje, per ta vertetuar kete gje, mjafton edhe nje tjeter fakt qe e kemi mesuar nga punonjesit e stadiumit “Loro Boriçi”.

Ne momentin e pesimit te golit nga Teuta, shenuar nga sulmuesi shkodran Rubin Hebaj, nje nga pjestaret e stafit kukesia qe ka qene i ulur ne pankine, ka goditur fort me grusht pjesen e siperme te pankines duke e çare ate.

Nje gje e tille duket qarte edhe ne foton qe “Shkodra Sport po publikon”. Si rrjedhoje, tashme klubit te Kukesit do t’i duhet te paguaje edhe demin e shkaktuar nga pjestaret e tij.