Vllaznia nuk ishte vetëm dje në stadiumin “Cirio”. Nga Shkodra kishte udhëtuar një grup tifozësh, ndërsa në tribunën qendrore kishte edhe disa shqiptarë që jetojnë në vendin ishullor.

Mediat qipriote gjetën momentin për t’u bërë një foto me flamurin e Vllaznisë. Shkodranët humbën me rezultatin 1-0 në sfidën e parë, ndërkohë në sfidën e kthimit i kanë të gjitha shanset pasi luajnë në shtëpi.

Te pranishem ne stadiumin “Cirio” ne kete ndeshje kane qene mbi 50 tifoze shkodrane te cilet kishin ardhur nga vende te ndryshme te Europes.

Ato nuk kane munguar ta mbeshtesin Vllaznine pergjate 90 minutave te ndeshjes dhe sigurisht qe edhe ne fund kane duatrokitur futbollistet kuqeblu per paraqitjen dinjitoze te bere ne fushen e lojes ndaj AEL.