Humbja e Francës në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës duket se është e papranueshme për disa tifozë të Gjelave, të cilët po mbledhin firma që ndeshja të përsëritet për të rikthyer “padrejtësinë”.
Në përshkrimin thuhet:
“Arbitri u shit plotësisht, nuk pati asnjë penallti plus një faull ndaj Mbappes në golin e dytë të Argjentinës (që nënkupton 2-0 të Di Marias).
Botërori: Francezët kërkojnë përsëritjen e finales me Argjentinën!
Me 200.000 firma, peticioni ka aktualisht mbi 199.000, por nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë.