Pas shumë bisedimeve më në fund Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë vendimin, për hedhjen e shortit për sezonin e ri.

Nëpërmjet zyrës së shtypit, organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, njofton se shorti do të hidhet ditën e nesërme, në orën 11:00.

Shorti i Kategorisë Superiore, për edicionin 2019-2020, do të hidhet nesër dhe të gjithë do të jemi më të qartë, për sa i përket sezonit të ri.

Pas hedhjes së shortit, skuadrat do të mendojnë për sezonin e ri, me Partizanin që do të luajë për mbrojtjen e titullit, me Kukësin dhe Tiranën që gjithashtu kanë të njëjtin objektiv. Edhe skuadrat e tjera që do të përpiqen të sigurojnë Kupat e Europës, apo edhe mbijetesën.