Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar oraret dhe datat për ndeshjet e fazës Play-off të Kategorisë Superiore U-19 dhe për finalen e Kategorisë Superiore U-17.

Më tej është përcaktuar edhe kaledari i javës së 26-të të Kategorisë së Parë për Grupin B.

Finalja e Kategorisë Superiore U-17 për këtë sezon do të luhet më datë 29 maj në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” mes Vllaznisë dhe Besës së Kavajës.

Dy ndeshjet e PlayOff-it për Kategorinë Superiore U-19 do të luhen më 28 maj në orën 17:00.

Partizani-Flamurtari do të zhvillohet në kompleksin “Pezë Helmes” ndërsa Vllaznia-Teuta luhet në Qëndren Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamzë.