Nje aksident ka ndodhur pasditen e djeshme ne rrugen Shkoder- Koplik, pikerisht ne dalje te qytetit te Shkodres dhe si pasoje e tij, dy persona ndodhen aktualisht ne spital.

Nga sa mesohet njeri prej tyre eshte futbollisti i Akademise Vllaznia Igli Çulaj. 18 vjeçari ndodhet jashte rrezikut por po mbahet nen kontrollin e mjekeve.

Por nderkohe sot paradite, ai ka patur disa “mysafire” te veçante: Shoket e ekipit dhe trajneret e tij. Ekipi U19 ka kryer stervitjen e fundit te pragndeshjes pikerisht ne oret e paradites dhe menjehere pas saj, te gjithe sebashku dhe nen shoqerine e trajnereve Zmijani e Kola, i jane drejtuar Spitalit Rajonal te Shkodres ku ndodhet i shtruar Igli.

Nje gjest shume domethenes per t’iu gjendur afer shokut te ekipit ne keto momente te veshtira. Prania e tyre e ka bere futbollistin e Vllaznise te ndjehet me mire dhe kuptohet qe te gjithe i kane uruar sherim sa me te shpejt dhe rikthim ne stervitje.
www.shkodrasport.com

Ne foto futbollisti i Vllaznia U19 Igli Çulaj i aksidentuar dje