Klubi i Erzenit ka bërë një lëvizje të papritur në ditët e fundit të merkatos, teksa ka zyrtarizuar largimin e dy lojtarëve.

Vetëm pak orë pas humbjes përballë Egnatias me shifrat 3-2, shijakasit kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë kontratën me portierin Bruno Puja, i cili ishte titullar në këtë sfidë. Puja ishte afruar gjatë merkatos së dimrit te shijakasit, por klubi ka marrë këtë vendim pas gabimit të sotëm të tij ndaj rrogozhinasve.

Ne fakt ai ka bere nje gabim te rende edhe javen e kaluar ne ndeshjen e kaluar ndaj Vllaznise, ku i iku topi nga duart ne minutat e fundit te ndeshjes dhe nga kjo perfitoi Stojanoviç duke e derguar ne rrjete. Dhe meqenese u bene dy gabime rradhazi, ka ardhur edhe vendimi drastik per kete portier.

E njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin nigerian Pol Shon Komlafe. Klubi gjithashtu ka ndërprerë marrëveshjen që kishte lidhur në fillimin e këtij viti me futbollistin në fjalë, duke mbyllur para kohe aventurën e tij në radhët e shijakasve.