Paraqitjet e tij me Vllaznine jane ato te duhurat dhe si rrjedhoje jo vetem qe eshte pjese e formacionit, por edhe eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per skuadren shkodrane. E kemi fjalen per mbrojtesin e djathte te saj, Geralb Smajli.

Ai ka qene i ftuar mbreme ne emisionin “Ora Sport” ku ka folur per fitoren e fundit ndaj Egnatias, festen e 105 vjetorit te Vllaznise dhe padyshim edhe per synimet e tij per te ardhmen.

“Mendoj se fituam nje ndeshje te rendesishme, kete ndaj Egnatias. E kishim pergatitur mire ate gjate gjithe javes. Por per ne thjesht ishte ndeshja e rradhes dhe ia arritem objektivit.

Fakti qe kjo ndeshje perkonte edhe me 105 vjetorin e klubit, lojtaret u motivuan edhe me shume por e perseris qe per ne thjesht ishte ndeshja e rradhes dhe duhet te vazhdojme ne kete menyre.

Ekipi tani eshte konsoliduar plotesisht, kemi fituar me shume besim dhe mendoj se do te ecim mire. Sekreti i Vllaznise besoj se eshte tek harmonia qe kemi ne grup. Te kesh Bekim Balaj ne ekip natyrisht qe ndjehesh edhe me shume i motivuar.

Objektivi im personal? Ne rradhe te pare te dal kampion me Vllaznine, kjo eshte endrra ime dhe me pas te kualifikohem ne Europian me kombetaren U21. Keto jane synimet e mira per momentin, per te ardhmen pastaj shohim”- eshte shprehur Geralb Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/