Vllaznia U19 mesditën e sotme ka fituar 2-1 në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Besës së Kavajës dhe ka merituar këtë trofe të FSHF-së.

Një fitore mëse e merituar sepse shkodranët kanë dominuar lojën në të gjithë aspektet dhe nuk e kanë vënë në dyshim asnjëherë suksesin në këtë finale.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, në “Elbasan Arena” ka shpërthyer festa e shkodranëve. Normale kjo sepse u kurorëzua me sukses fitimi i këtij trofeu.

Por ka patur edhe një moment shumë domethënës që nuk ka rënë në fokusin e kamerave të TVSH-së që e ka transmetuar “live” këtë finale.

Atë e ka kapur kameramani shkodran Kristian Troshani që nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e ekipeve të Akademisë Vllaznia.

Pikërisht në momentin kur futbollistët dhe stafi i Vllaznisë ka qenë duke festua, drejtori i Akademisë Vllaznia Qashif Hoxha nuk ka shkuar të festojë me lojtarët, por pasi ka parë një nga lojtarët e ulur në fushë duke qarë, është ndalur dhe i ka dhënë kurajo. Pas tij

Një gjest vërtetë për t’u përshëndetur i këtij drejtuesi i cili e ka të qartë se në futboll vërtetë vetëm një ekip fiton, por në fund duhet të fitojë fair-play. Pas Hoxhes, te njejtin veprim ka bere edhe drejtuesi tjeter i Akademise Vllaznia Alban Neziri.

Për më tepër, këta 18-19 vjeçarë nuk duhet të kenë lot në sytë e tyre sepse do kenë shumë mundësi të tregojnë vlerat dhe t’i zëvendësojnë ato me festë e gëzime.
© shkodrasport.com