Sot janë luajtur ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe Vllaznia me humbjen 0-1 në Kamëz i ka dhënë fund aventurës së saj në këtë kompeticion.

Tashmë ajo do të jetë e fokusuar tek kampionati dhe aktualisht tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luajë në kuadrin e javës së 16-të përballë Shënkollit.

Por në fakt, mësohet të ketë një ndryshim në datën e zhvillimit të saj. Ajo nuk do të luhet të shtunën më datë 9 shkurt siç ka qenë planifikuar, por një ditë më vonë.

Pra, siç e shikoni edhe nga kalendari i mëposhtëm, Vllaznia- Shënkolli do të luhet më datë 10 shkurt, ora 14.00.

Arsyaja e këtij spostimi ka të bëjë pikërisht me luajtjen e kuqebluve sot për kupë dhe për këtë arsye, u ka dhënë pak më shumë mundësi për t’i përgatitur më mirë ndeshjet e rradhës.

Por ky “tolerim” nuk ka ndodhur veç për Vllazninë. Edhe Besëlidhja, Apolonia e ndonjë skuadër tjetër që ka luajtur sot për kupë, ndeshjet e kampionatit do t’i luajnë të dielën.
© shkodrasport.com