HomeKRYESOREGjithçka rreth Rabiosë, Juventusi ka edhe alternativa të tjera

Gjithçka rreth Rabiosë, Juventusi ka edhe alternativa të tjera

Adrien Rabio duhet të qëndrojë në mesfushë, megjithatë në merkato nuk ka garanci. Trajneri Mota e pëlqen shumë, por kontrata e tij po skadon dhe gjithçka mund të ndodhë. Alternativa e francezit është Lokateli, por Thuram i Niss është gjithashtu në radarët bardhezi.

Për më tepër, për Duglas Luiz është gati të zbarkojë në Torinos dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i kontratës.

Me largimin e Mekenit dhe Iling Juniorit, mesfushorët e tjerë të Juves duhet të konfirmohen. Në sulm, emri më i nxehtë mbetet Grinud, por nuk përjashtohet një rikthim i tretë i Moratës i cili ka deklaruar se do ta mirëpriste një ofertë italiane.

Për spanjollin edhe Roma është në garë, por sidoqoftë, nuk është përparësi. Drejtori Xhuntoli po merret me rinovimin e Kiezës, ndërkohë që dëshiron të blejë edhe Kopmainersin, sidomos në rast se Rabio nuk do të nënshkruajë një akord të ri me “Zonjën e vjetër”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments