Superiorja në këto 18 javët e para ka prodhuar shumë emocione, me skuadrat kryesuese që do luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion. Përveç emocioneve, në futboll vlejnë dhe statistikat.

“Panorama Sport” ka siguruar platformën e statistikave dhe baza e të dhënave (WYSCOUT) ku gjendet gjithçka çfarë kanë prodhuar klubet e Superiores dhe individë të veçantë në 18 javët e luajtura deri tani.

Përsa i përket gjuajtjeve në portë dominon Vllaznia. Ekipi i Brdariç ka një mesatare prej 9.35 gjuajtjesh në portë në një ndeshje. Megjithatë shkodranët nuk janë në vendin e parë paçka dominimit që kanë treguar në ndeshjet e fundit. Vendin e fundit e mban Egnatia me 6.74.

Në radhët e lojtarëve Taulant Seferi qëndron në krye. Sulmuesi i Tiranës dhe kryegolashënuesi i kampionatit me 10 gola, ka tentuar 49 herë portën në total me një mesatare 2.61.