Pavaresisht perpjekjeve, “Juban Danja- Murlani” nuk ia ka dale te marre pike ndaj Apolonise dhe per rrjedhoje, ne fund te takimit eshte detyruar te pranoje humbjen ne shifrat 2-3.

Perballja ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit dhe ka patur nje interes te madh tek pjestaret e tyre.

Ne minuten e 9-te ka qene futbollistja shkodrane e Apolonise Armoku ajo qe ka shenuar e para, megjithate 9 minuta me vone ka qene futbollistja Fabiola Caka e cila ka barazuar rezultatin per “Juban Danja- Murlanin”.

Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej me rezultatin e barabarte 1-1. Ne minuten e 50-te ka qene Gashi qe do te shenonte golin e dyte per Apolonine duke e kaluar ne avantazh kete ekip.

Loja me pas ka patur tension dhe si rrjedhoje arbitri i takimit ka nxjerre tre here kartonin e kuq teksa jane ndeshkuar me te dy futbollistet e “Juban Danja- Murlanit” Avullija e Tanushi si dhe Gashi per Apolonine.

Pak minuta me vone, ekipi shkodran do te fitonte nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga mesfushorja Paula Jaku duke barazuar kesisoj rezultatin ne 2-2 ne minuten e 78-te.

Por pese minuta me vone, Kastrati do te shenonte edhe golin e trete per Apolonine, gol me te cilin do te mbyllej krejt ndeshja ne shifrat 3-2.

Me kete fitore Apolonia eshte ngjitur ne kuoten e 50 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne tabelen e renditjes, nderkohe qe “Juban Danja- Murlani” mbetet ne kuoten e 40 pikeve dhe eshte e pesta, por ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/