Ne barazim edhe Vllaznia U19 e ka mbyllur ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Partizanit luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Por ndryshe nga 17 vjeçaret qe u ndane ne shifrat 2-2 ndaj te njejtit kundershtar, 19 vjeçaret kane barazuar 1-1.

Per koincidence edhe ne kete ndeshje te dyte, te paret kane kaluar ne avantazh shkodranet, por ata nuk kane arritur dot ta ruajne ate dhe ne fund kane ndare nga nje pike me te kuqte.

Ka qene futbollisti Klajti Halili ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 36-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten, djemte e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi jane munduar ta administrojne avantazhin dhe ia kane dale ne fakt deri ne minuten e 80-te.

Pikerisht ne kete moment, futbollisti Paulo Perlala i Partizanit ka arritur te shenoje duke bere qe i gjithe takimi ne mes ketyre dy skuadrave te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Vllaznia U19 luajti sot me kete formacion: Bunjaj, Rroku, Nika, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Zaganjori, Dodaj, Kodra, Shimaj dhe Halili. Jane aktivizuar ne pjesen e dyte edhe Matija, Hagrepi dhe Cungu./SHKODRA-SPORT.COM/