Ne barazim 1-1 eshte mbyllur edhe pjesa e pare e ndeshjes se 19 vjeçarev ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Ashtu si dhe tek 17 vjeçaret gjithçka eshte ne barazpeshe ne perfundim te 45 minutave te para.

Kane qene shkodranet qe kane shenuar te paret ne “Reshit Rusi”. Ka qene sulmuesi Radovani ai qe ka kaluar ne avantazh kuqeblute dhe u duk se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Por nuk do te ndodhte keshtu sepse ne minuten e 44-te ka qene Çarçani qe do te barazonte per te kuqte. Ne kete menyre gjithçka eshte ne barazpeshe dhe tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne pjesen e dyte.

Vllaznia U19 siç dihet edhe ndeshjen e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit, e ka barazuar ne shifrat 1-1. Duhet thene se ekipi eshte thuajse teresisht i rinovuar dhe kane mbetur vetem shuma pak elemente nga sezoni i i kaluar.
www.shkodrasport.com