Eros Grezda më në fund ka zbritur në fushë me fanellën e Rejxhërs. Sulmuesi kuqezi po bën gati dy javë që është transferuar në Skoci dhe po priste debutimin e tij, gjë që ka ndodhur sot.

Trajneri Stiven Xherrard i besoi vetëm 13 minuta shqiptarit, duke ditur dhe dëmtimin që ai ka.

Grezda u fut si zëvendësues i Morelos në minutën e 76. Mesfushori i Kombëtares pas trasnferimit në Skoci u shpreh se mezi e priste që të debutonte përpara tifozëve të mrekullueshëm të klubit skocez.

Gjithsesi, edhe pse luajti shumë pak Grezda bëri një paraqitje të mirë dhe në të ardhmen, me shumë gjasa do të luajë titullar për skuadrën skoceze.

Ndërkohë vlen të përmendet dominimi që skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard i bëri kundërshtarit duke fituar me rezultatin e thellë 4-0.