I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Muç Nano, ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi, ka komentuar Kombëtaren shqiptare, dhe në veçanti trajnerin Panuçi, duke e cilësuar edhe si arrogant.

“Panuçi është arrogant, si me tifozët, ashtu edhe me mediat. Edhe pse ka ardhur nga Italia, nuk duhet të na nënvlerësojë aq shumë.

Edhe si lojtar, nuk është se ka qenë shumë i mirë, por një lojtar i mirë. Ndërkohë, për De Biazin mund të them se si lojtar ka qenë një nivel më i ulët se Panuçi.

Në miqësoren me Ukrainën, ai nuk rregulloi asgjë nga ndeshja me Kosovën. Mendoj se nuk e di fare se çfarë duhet të bëjë me Kombëtaren. Gjithsesi, duhet të vazhdojë, t’i dalë për zot deri sa e ka marrë përsipër.

Ka plot lojtarë të mirë për Kombëtaren, por duhet t’i kërkosh. Edhe për trajnerët shqiptarë, ata nuk janë më pjesë e Kombëtares që me ardhjen e Dukës në FSHF.

Unë personalisht, nuk drejtoj më në kampionatin shqiptar, pasi e provova kur u largova nga stoli i Shqipërisë, por presidentët e klubeve të shtypin me këmbë.