Dashuria e tifozëve të Hamburger për skuadrën e tyre nuk shuhet përtej faktit se vitin tjetër do të jetë në Bundesliga 2.

Përtej zemërimit dhe zhgënjimit, tifozët e Hamburger janë kthyer për të mbështetur skuadrën e tyre, duke rinovuar abonimet për sezonin e ri.

Një javë pas daljes në treg të abonimeve për në stadium, sipas faqes zyrtare të Hamburger, janë shitur 15 mijë abonime. Gjithashtu janë krijuar 9 “fun club-e” të rinj.

Një numër vërtet i lartë abonimesh, duke parë se gjatë sezonit që sapo përfundoi ishin shitur vetëm 25 mijë abonime.

Edhe Vllaznia pas shume vitesh ra nga kategoria por natyrisht qe veshtire te kete nje interes te tille te tifozeve per ta ndjekur ate edhe ne ndeshjet e kategorise se pare.