Arsenali është mposhtur nga Evertoni në transfertë me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligës.

Këtë takim e vendosi goli i shënuar nga Trakovski në minutën e 60’, i cili pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit, e çoi topin me kokë në rrjetë.

Kështu “Topçinjtë” e Artetës hedhin një hap fals në garën për titull, me Mançester Sitin që qëndron vetëm 5 pikë larg.

Nga ana tjetër, Evertoni ka dalë për momentin nga zona e mbijetesës, me trajnerin Shënn Dajç që debuton me fitore.