Murlani ka pësuar një humbje në ndeshjen e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë, teksa është mposhtur 2-0 nga ekipi i Naftëtarit, në përballjen e luajtur në stadiumin “Bashkim Sulejmani”.
Në këtë ndeshje duhet thënë që pavarësisht përpjekjeve të ekipit të Murlanit për të marrë qoftë edhe një pikë, nuk ia dolën dot dhe në fund të 90-minutave u fiksua rezultati 2-0 për Naftëtarin.
Në fakt, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me rezultatin e barabartë 0-0. Ndërkohë, në pjesën e dytë Murlani pësoi dy gola, në fillim dhe në fund të këtij fraksioni. Kështu pas kësaj humbeje, Murlani pozicionohet në vendin e tetë me shtatë pikë.
Në fakt, kuptohet që është ende edhe shumë rrugë drejt fundit, sepse do të luhen edhe shumë javë të tjera, por Murlani ka shpresa për të qenë në fund të sezonit në pesë vendet e para të Kategorisë së Dytë. Për këtë arsye, në ndeshjet e ardhshme sigurisht që do t’i duhet të kërkojë medoemos fitoren. /Maringlen ZHIVANI/
Naftëtari-Murlani 2-0
Formacioni i Murlanit (5-4-1): Çaku, Ramja, Qerpiku, Hila, Çomo, Temja, Djepaxhia, Noronha, Lani, Hasaj, Kaçubela (u aktivizuan: Keshtejaku, Krymi, Mujaxhi, Arcanjo) Tr: Vahedin Pepaj